1.1 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Gjakovari Diamant Hysenajn i hyn garës për Kongresin Amerikan

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Diamant Hysenajn për kandidimin e tij në primaret për Kongres në Distriktin e 14-të të Nju Jorkut, nga radhët e Partisë Republikane.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se rrugëtimi i Hysenajt, i cili filloi nga Gjakova, për të arritur në këtë garë për Kongres, është një frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime Diamant Hysenaj për kandidimin në primaret për Kongres në Distriktin 14 të Nju Jorkut nga radhët e Partisë Republikane. Si bashkëqytetar me rrënjë nga Kosova dhe si një histori e gjallë e ëndrrës amerikane, rrugëtimi yt nga Gjakova drejt një gare për Kongres është frymëzim për shumë të rinj dhe për gjithë komunitetin tonë shqiptar në SHBA”, ka shkruar Rama.

Ai i ka uruar sukses në këtë garë të rëndësishme, duke shtuar se angazhimi i Hysenajt dëshmon për rritjen e përfaqësimit, besimit dhe ndikimit qytetar të komunitetit shqiptar në SHBA.

Të ngjashme

Të fundit