15.4 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Gixhari: Loja e Big Brother nuk është si e mendoni

- Advertisement -

Ish-konkurrentja e BBVA, Gerta Gixhari tregoi qëllimin e saj se pse hyri në një format të tillë.

Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Gixhari tha se loja e Big Brother i ka pëlqyer që shumë vite.

“Unë kam mbajtur qëndrimet e mia, opinionet e mia, por në vetvete loja më pëlqente, duke qenë se  e shikoja nga këndvështrimi i një komentatoreje nga jashtë. Duke më ftuar ta komentoja lojën e Big Brother, fillova ta doja”, u shpreh Gixhari, transmeton Klankosova.tv.

“Si sfidë më ka pëlqyer shumë, dhe kjo më bëri ta marr këtë hap dhe të hyjë në këtë format”, u shpreh tutje ajo.

“Mund ta pranoj që ka pasur qëllime për karrierë, dhe mund ta quaj një hap drejt karrierës. Por qëllim ka qenë për t’i fituar ato para”, u shpreh gazetarja.

Ndërsa ajo shton se loja e Big Brother nuk është aspak ashtu siç duket nga jashtë.

“Shtëpia e Big Brother nuk është ashtu siç e mendon nga jashtë, dhe kur je brenda saj, sepse presioni i kamerave është shumë i madh. Por në asnjë moment s’i kam thënë ‘çfarë i bëra vetes’”,  tha Gixhari.

Të ngjashme

Të fundit