19.2 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Giroud nga sezoni i ardhshëm do të jetë bashkëlojtar me Edon Zhegrovën

- Advertisement -

Olivier Giroud është gati të rikthehet në Ligue 1 pas një aventure të shkurtër në MLS, me sulmuesin francez që ka arritur marrëveshje për t’u bashkuar me Lille në një lëvizje befasuese këtë verë. 

Giroud është pranë rikthimit në Francë pas një periudhe zhgënjyese me Los Angeles FC. 

Sipas asaj që raporton Footmercato, sulmuesi 38-vjeçar ka arritur një marrëveshje me Lille për një kontratë njëvjeçare, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër. 

Megjithëse kontrata e tij me LAFC zgjat deri në dhjetor, të dyja palët pritet të ndahen së shpejti, në mënyrë që ai të mund të përfundojë transferimin në Ligue 1. 

Ish-sulmuesi i Arsenalit nuk e përmbushi pritshmërinë gjatë qëndrimit në MLS. Pavarësisht se fitoi Kupën e SHBA-së 2024 dhe mori pjesë në Kupën e Botës për Klube, ai realizoi vetëm pesë gola dhe tre asistime në 37 paraqitje. 

Lille, që është në kërkim të një zëvendësuesi për Jonathan David që pritet të largohet, e sheh Giroud si një zgjidhje afatshkurtër, për të sjellë përvojë dhe cilësi në repartin ofensiv, teksa synon përmirësimin e vendit të pestë të sezonit të kaluar në Ligue 1. 

Kanë kaluar 12 vite që kur Giroud ka luajtur për herë të fundit në elitën e futbollit francez, pasi u largua nga Montpellier në vitin 2012 për t’u bashkuar me Arsenalin, pas fitimit të titullit kampion në Ligue 1./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit