Pas një humbjeje e dy barazimeve rresht, Girona u rikthye sonte te fitorja në La Liga duke vazhduar që të mbajë pozitën e dytë në tabelë edhe pas javës së 26-të.
Skuadra e drejtuar nga Michel triumfoi sonte ndaj Rayo Vallecanos.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Montilivi” përfundoi me rezultatin 3:0.
Viktor Tsygankov (52’) dhe Savio (90+1’, 90+6’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Vlen të theksohet se skuadra mysafire luajti me një futbollist më pak nga minuta e 76-të, kur nga loja u përjashtua mbrojtësi, Pep Chavarria, me kartonin e dytë të verdhë.
Girona pas kësaj fitore ka 59 pikë, gjashtë më pak se lideri, Real Madridi, dhe dy më shumë se Barcelona, që mban pozitën e tretë.
Rayo Vallecano ka 25 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të.