Të parët që kaluan në epërsi ishin ekipi nga Katalunia me anë të Valeryt në minutën e 2-të takimit.
Vetëm 12 minuta më vonë ishte Morata ai që barazoi rezultatin në 1-1, por Girona kaloi sërish në epërsi me anë të Savios në minutën e 26-të, njofton Klankosova.tv.
Golin e tretë të ndeshjes e shënoi Blind në minutën e 39-tën, ndërsa sërish Morata ngushtoi epërsinë në minutën e 44-të.
10 minuta pasi nisi pjesa e dytë, Morata e kompletoi hat-trickun, duke i barazuar shifrat në 3-3.
Kurse, fundi ishte i jashtëzakonshëm, pasi në minutën e 91-të, Martin shënoi për t’ia dhënë epërsinë përfundimtare Gironës.
Me këtë fitore, Girona është në vendin e dytë me 48 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, kurse Atletico është 10 pikë larg Gironës.