Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, u shpreh i kënaqur me rezultatin e takimit për të cilin tha se ishte real, por se ndeshja edhe mund të fitohej.
Kosova barazoi 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 edhe pas një paraqitje jo krejt të mirë, ndërsa Giresse dukej i kënaqur vetëm me rezultatin jo edhe me paraqitjen e skuadrës.
“Jemi të kënaqur me rezultatin në fund të lojës, kemi mundur të fitonim por gjithsesi rezultati 1:1 është mjaft real.”
Dardanët dolët të parët në epërsi ku shënuan me anë të një autogoli, por rezultatin i pjesës së parë nuk arritën ta mbanin për të barazuar 1:1 në fillimin e kampanjës drejt ëndrrës evropiane.