Sport

Giresse kërkon kualifikimin në Evropian

By GAZETA SCANNER 1

March 20, 2023

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka thënë se synon kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani. Në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën, Giresse ka thënë se grupi nuk është aq i vështirë dhe se Kosova mund të avancojë prej këtij grupi.

Sipas tij, grupi nuk është i vështirë dhe kjo i jep atij bindjen se mund të sigurojnë kualifikimin.

Kosova bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë e Andorrën.

“Fillimisht, do të doja të flisja në lidhje me grupin që e kemi në këtë cikël eliminator. Përgjithësi ndodhemi në një grup, i cili nuk është i vështirë, por kemi ekipe që nuk duhet nënçmuar. Por ky grup na jep ambicie për të synuar kualifikimin në Evropian. Kjo është pikëpamja ime për grupin dhe në lidhje me situatën në të cilën ndodhemi”, ka thënë Giresse.