-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Gimenez i thotë “PO” Milanit

- Advertisement -

Milan-i thuhet se ka një marrëveshje në parim për kushtet personale me sulmuesin e Feyenoord-it, Santiago Gimenez, por kuqezinjtë ende duhet të bien dakord për një tarifë me ekipin nga Eredivisie sipas raporteve në Itali.

Përveç ardhjes së pritshme të Kyle Walker-it nga Manchester City, kuqezinjtë janë përpjekur gjithashtu të shtojnë një tjetër opsion sulmues nën urdhërat e Sergio Conceicao-s në afatin kalimtar të janarit.

Kishte pasur lidhje me Marcus Rashford-in e Manchester United, Joao Felix-in e Chelsea-t dhe Gio Reyna-n e Borussia Dortmund-it, por “La Gazzetta dello Sport” pretendon se Milan-i tani po afrohet në një marrëveshje me Feyenoord-in për Gimenez-in.

Gazeta italiane sugjeron se tashmë ka një marrëveshje në parim për kushtet financiare me vetë sulmuesin dhe tani i takon drejtorëve të klubit që të marrin miratimin përfundimtar nga Feyenoord-i.

Gimenez-i thuhet se fiton një pagë prej më pak se 1 milion euro në sezon në Eredivisie, e cila do të rritet disa herë nëse ai do t’i bashkohet Milan-it në janar.

Milan-i gjithashtu ishte lidhur me një lëvizje për meksikanin gjatë verës, por nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me Feyenoord-in që thuhet se kërkonte një tarifë prej rreth 40 milionë eurosh.

Duke qenë se Feyenoordi dëshiron të mbajë Gimenez-in të paktën deri në verë, ata pritet të kërkojnë një tarifë të ngjashme për ta shitur atë në janar, por “La Gazzetta dello Sport” pretendon se Milan-i ende shpreson të negociojë një zbritje.

Megjithëse ai ka përfaqësuar Meksikën në 32 raste, Gimenez-i është gjithashtu një mbajtës i pasaportës italiane, që do të thotë se ai nuk do të marrë një vend të çmuar jo-BE në listën e Milan-it.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit