Gimbo në burg? Reagimi i Selin bëhet viral në Big Brother VIP Albania

- Advertisement -
Ditën e sotme, gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania, në ekran është shfaqur një lajm ku thuhej se ish-banori DJ Gimbo ndodhet nën arrest.

Selin e ka parë këtë informacion, por për shkak të sfidës së mosreagimit që po zhvillohet brenda shtëpisë, ajo nuk ka bërë asnjë reagim ndaj lajmit.

Ky moment ka kaluar pa asnjë koment edhe nga banorët e tjerë, të cilët kanë respektuar rregullat e lojës. Kujtojmë se Selin dhe Gimbo krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother, të cilën e “finalizuan” me një dasmë.

Megjithatë, gjatë një nominimi me banoren Brikena, DJ Gimbo u eliminua nga gara.

Gjithashtu, kujtojmë se menjëherë pas mbërritjes në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo u përball me një lajm të papritur lidhur me mikun e tij, Gjesti.

Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e informoi Gimbon për zhvillimet më të fundit që lidhen me Gjestin.

Ai i bëri të ditur se artisti ishte përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.

Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht është liruar nga burgu

Të ngjashme

Të fundit