16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Gigi Hadid kërkon falje pas deklaratave të saj për Izraelin

- Advertisement -

Gigi Hadid, një supermodele amerikane me origjinë palestineze, kërkoi falje të martën për akuzën e rreme ndaj Izraelit për rrëmbim, torturim dhe sulm seksual të palestinezëve pas një reagimi të ashpër për dezinformimin.

Më herët Hadid postoi në profilin e saj në Instagram, duke shkruar: “Izraeli është i vetmi vend në botë që mban fëmijët si robër lufte. Rrëmbim, përdhunim, poshtërim, torturë, vrasje të palestinezëve vite dhe vite përpara 7 tetorit”.

Në postimin e saj përmes të cilit kërkoi falje në Instagram, influencuesja shkroi: “Për mua është e rëndësishme të ndaj histori të vërteta rreth vështirësive që kanë duruar palestinezët, por këtë fundjavë kam ndarë diçka që nuk e kam kontrolluar faktin ose nuk e kam menduar thellë para se ta ripostoja.”

Ajo theksoi se dëshironte të tregonte mënyrat në të cilat ligji ndërkombëtar po shkelet nga qeveria izraelite“, duke vënë në dukje se fëmijët palestinezë të kapur nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) trajtohen ndryshe nga fëmijët në Izrael.

“Fatkeqësisht, përdora shembullin e gabuar për ta theksuar këtë pikë dhe më vjen keq për këtë,” theksoi ajo.

Dëshira për liri dhe trajtim njerëzor për palestinezët dhe siguri për hebrenjtë mund të jetë e rëndësishme për të njëjtin person, përfshirë mua.

Unë jam njeri dhe bëj gabime. Por unë e konsideroj veten përgjegjëse për këto gabime ”, ka deklaruar modelja në një pjesë tjetër të postimit të saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit