Gigi Hadid së fundmi ka festuar ditëlindjen.
Modelja mbushi 30 vjeç më 23 prill dhe shënoi moment historik me një festë të mbushur me të famshëm në Le Challet brenda L’Avenue në Saks të New York-ut.
Ajo është parë dorë për dore me të dashurin e saj, aktorin 50-vjeçar Bradley Cooper duke ndezur spekulime për fejesë.
Kjo pasi modelja është parë me një unazë ari në gishtin e saj të martesës.
Nëse nuk e dini, çifti janë lidhur që nga tetori i vitit 2023.