11.1 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Gigi Hadid bën gjestin human, dhuron të ardhurat e saj për qytetarët ukrainas

- Advertisement -

Gigi Hadid po mban qëndrim ndaj Ukrainës. Supermodelja ka zbuluar se paratë që ka fituar këtë muaj të modës do të shkojnë për popullin e Ukrainës, e cila po përballet prej disa ditësh me pushtimin agresiv të Rusisë. Gjatë javëve të fundit, modelja ka ecur nëpër pasarelat e shtëpive më të famshme të modës.

“Duke ndjekur hapat e mikut tim [dhe koleges time modele] @micarganaraz, zotohem se të dhuroj të ardhurat e mia nga sfilatat e vjeshtës 2022 për të ndihmuar ata që vuajnë nga lufta në Ukrainë, si dhe për të vazhduar të mbështes ata që përjetojnë të njëjtën gjë në Palestinë.”, ka shkruar mes të tjerash Gigi.

Në shumë mënyra, shtëpitë e modës janë përpjekur të rrisin ndërgjegjësimin për atë që po ndodh në Ukrainë. Giorgio Armani prezantoi koleksionin e ri gjatë Javës së Modës në Milano pa muzikë ndërsa modelet ecnin në pasarelë.

Ndërsa stilistja e Balenciaga, Demna Gvasalia, u shfaq e veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, në blu dhe të verdhë. Ndërsa marka të tjera si Net-a-Porter, Nike, Chanel dhe Louis Vuitton kanë ndaluar fare eksportet në Rusi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit