-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Gëzuar, nga katër muret e burrave t’lirë!

- Advertisement -

Shkruan: Bashmir Xhemaj

Sa u bë ora? – Pyeti njëri nga burrat e moshuar që kishte kohë pa lëvizur nga karriga e plastikës. Në gotën e verës e cila shkëlqente, e të cilën e rrotullonte herë para e herë mbrapa, përtej xhamit dukej sikur shihte në retrospektivë jetën e tij, përplot me ngjarje, të paprituna e të pathëna. Kur nuk i kujtohej mirë ndonjë pamje, e qonte nga një gëllënkë verë sa për ledhatuar mbamendjen, pa i rënë as edhe një pikë në mjekrën e bardhë e të mbajtur mirë.

Por, sytë që i shkëlqenin nuk i hiqte nga thellësia e gotës. Ishte sikur magji. Aty shihte gjithçka. Të gjithë. Herë shfaqej i ri mes shokëve në malet e Drenicës, herë në festë me familjen, e diku tjetër në vendin ku kishte më së shumti dëshirë të qëndronte, mes popullit, kambëkryq: I urti e i dashtuni, Baca J.

“Gati dhjetë”! I erdhi një përgjigje nga më i riu i grupit, H. megjithëse thinjat tani i kishin mbuluar flokët. Si zakonisht, me energjinë që e karakterizon, H. lëvizte pa ndalë në mesin e katër mureve të zeza. Ishte e vemtja gjë që mund të bënte në atë moment! E zgjoi nga kllapia më e ëmbël që e kishte përjetuar muajve të fundit. Sa dëshirë pati të zgjaste pa fund ai moment kur po i shfaqej si në pasqyrë jeta e tij. Nuk i erdhi aspak mirë, por, ç’të bënte? Vetë kishte pyetur për orën. “Paska kohë edhe pak…”, mendoi në vete, teksa e zmbrapsi gëllënkën e fundit. Sa po e shijonte vera këtë natë.

Kuzhina e vogël ku ndodhej me shokët e tij po gumëzhinte. Por, era e kandshme e gatimeve të mrekullueshme që kishin përgatitur shokët, bënin që zhurma t’u dukej si muzikë e violinash. Burrat e kishin marrë me seriozisht darkën e kësaj mbrëmje. Ishin mësuar tashmë. Po bëhej viti i tretë që fati i kishte sjellë bashkë mes këtyre katër mureve të famëkeqe. Secili i dinte punët e tij. Edhe në këtë gjysmë dhome e kuzhinë shumë larg Kosovës, fati nuk i kishte braktisur.

N. e kishte me shumë qejf gatimin. Pasion i vjetër, i mësuar maleve t’Kosovës.

R. tashmë kishte një deng me letra afër, ku i kishte shkruar pafundësisht Kosovës, heronjve e andrrave t’ardhmes. Çiftelisë ia rregullonte telat që melodia t’ishte e njajtë, sikur atëherë me Mujën e Beqën n’odë.

H. reflektonte një qetësi dhe maturi të rrallë. Por, humorin e kishte në nivel të detyrës për këtë natë.

Ndërkaq, K. para se të rikthehej mes shokësh, ishte zënë me telefonin në fundin e korridorit. Po bënte dhe pranonte urimet e fundit të vitit me familjen. Natyrisht, i qeshur, i mbajtur e me një krenari që të bënte thuajse xheloz. Megjithatë, sytë e tij tregonin se dyert e rënda prej hekuri e muret e trasha të betonit, nuk do të mund ta ndalnin që t’i kishte në krahë e përqafim fëmijët në këtë natë.

“U pafshim në liri babi…”, u dëgjua zëri i imët i vajzës më të vogël, me një gëzuar në fund. Me porosinë e fundit të sugareshës, u kthye nga korridori që dërgonte në dhomën ku shtrohej darka e burrave më të lirë n’botë, megjithëse mes katër muresh.

U ngritën në këmbë, zgjatën duart lart me gotat në dorë dhe i cakërruan: “Për Calin! Gëzuar”! – thanë njëzëri. Iu mungonte shumë.

Sikur po nxitonin me ushqimet e pijet. S’kishte mbetur edhe shumë kohë kur do të ndaleshin dritat. Gardianët ishin treguar zemërgjerë natën e ndërrimit të moteve por sërish brenda rregullave të poshtra. Burrave u duhej të ktheheshin së shpejti në dhomat e tyre. Secili me kujtimin e tij e me urimin e përbashkët për familjet e tyre, Kosovën dhe për popullin e saj.

Kënga kishte nisur e çiftelia shoqëronte tekstin e shkruar dhe himnizuar në betejat e luftës për liri – “Kreshtat e Kosovës’.

Gëzuar – nga katër muret e burrave t’lirë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit