8 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Gëzim Sveçla tenton të arsyetohet për veprimet vandale: Edhe pse mikrofoni u rregullua….

- Advertisement -

 

Shef i GP`së të VV`së në komunën e Prishtinës Gëzim Sveçla, ka reaguar pasi me veprime vandale, dëmtoi mikrofonët në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai tha se veprimin e ka bërë për t’i parandaluar pazaret që sipas tij po dëmtojnë qytetarët.

Reagimi i plotë:

Për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme klandestine të Kuvendit Komunal, ku do të votohej Plani Zhvillimor Komunal dhe zgjerimi i Zonës Ekonomike, në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit.

Edhe pse mikorfoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve duke i shndërruar nga toka bujqësore e hapësira të gjelbra në zona ekonomike.

Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës. Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur.

 

Shpërndaje

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit