Gëzim Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, kandidat për Kryetar të Malishevës, tha se ka marrë mbështetje të madhe në Bubavec të Malishevës, ku edhe shpaloi programin dhe vizionin e tij qeverisë për komunën.
Krasniqi në këtë takim prezantoi edhe kandidatin për asamble komunale, Dionit Kryeziun.
Postimi i plotë:
Takim që jep forcë e energji për fitoren e madhe të 12 tetorit!
Në Bubavec zhvilluam një takim të mbushur me entuziazëm, besim dhe përkrahje të madhe nga qytetarët tanë.
Diskutuam për programin dhe vizionin tonë qeverisës për një Malishevë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër njerëzve.
Në këtë takim prezantuam edhe kandidatin për Kuvend Komunal, Dionit Kryeziu – kryetar i Rinisë Demokratike, i cili përfaqëson energjinë dhe përkushtimin e rinisë sonë për ndryshim pozitiv.
Faleminderit Bubavecit për përkrahjen dhe besimin!
#PDK191
#mamirë
#drgëzimipërkryetar
#mamirëpërmalishevën