9.3 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Gëxhaliu: Pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës kanë borxhe bankare

- Advertisement -

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka theksuar se Kosova është në krizë ekonomike.

Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se një pjesë e madhe e qytetarëve punojnë dhe veprojnë për të larë borxhet që u kanë bankave.

“Proceset ekonomike në Kosovë nuk janë në rrugën e dëshiruar. Në këtë drejtim, alternativa e vetme po mbetet banka dhe shfrytëzimi i mundësive bankare”.

“Mirëpo, e tëra kjo është duke e ngulfatur qytetarin e Kosovës, nga fakti që sot borxhet e qytetarëve të Kosovës kanë kaluar në afër 6 miliardë e 450 milionë euro, dhe kësaj kur i shtohet pjesa e kamatave të larta bankare”.

“Pothuajse pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës janë në borxhe dhe punojnë e veprojnë për të larë borxhet bankare”, ka thënë Gërxhaliu.

Të ngjashme

Të fundit