24.2 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Getoar Selimi i drejtpërdrejtë për muzikën shqiptare: Të gjitha këngët janë njësoj, është bërë konsum

- Advertisement -

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, nuk nguroi të kritikojë tregun muzikor aktual në vend, duke theksuar mungesën e origjinalitetit në prodhimet e sotme.

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai vuri në pah se shumica e këngëve dhe bashkëpunimeve që publikohen sot duken shumë të ngjashme mes tyre, duke e kthyer muzikën në një produkt të konsumit të shpejtë.
“Mendoj që një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten, pse kam bërë album, kam vendosur vetëm për këtë arsye, për njerëzit që më duan, e kanë kërkuar muzikën time, bashkëpunimet që janë jo të zakonshme”, u shpreh Getoari.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai shtoi më tej: “Edhe bashkëpunimet e kohëve të fundit janë shumë të zakonshme, edhe këngët janë të gjitha njësoj. Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët. Është bërë konsum”.

Deklaratat e tij kanë ngjallur interes dhe diskutime mes fansave, duke i shtyrë disa të reflektojnë mbi ndryshimet në stilin dhe cilësinë e muzikës shqiptare në vitet e fundit.

Të ngjashme

Të fundit