Sipas tij, ai hyri në BBVK që të iu tregonte njerëzve që si është në të vërtetë, pasi këtë nuk arritur ta bënte përmes muzikës.
Ndërkohë, sot (e martë) Getinjo ka bërë një reagim përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku ka shprehur falënderim për fansat ndërsa tha se vetëm tani e kuptuar lajmin se i ka ndërruar jetë daja.
“Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira njerëz të dashur! Këto ditë lajmërohem dhe bisedojmë me juve të gjithëve. Më paska vdekur daja (vëllai i nënës) sa isha brenda dhe e kuptova lajmin sot në mëngjes. Ka qenë daja im i vogël dhe e kam pas edhe shok. U mërzita tepër, Zoti e mëshiroftë”, ka shkruar Getinjo.
Kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas daja i Getinjos dhe Mozzik, Burim Hetemi, ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan