18.9 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Getinjo reagon sërish: Po na sulmojnë se e duam çlirimtarin? S’pagujmë haraç

- Advertisement -

Vëllai i reperit Mozzik, Getinjo, doli përsëri me një reagim publik pas valës së raportimeve që kanë përfshirë familjen e tyre. Në një postim të drejtpërdrejtë, ai përshkroi përvojat e tij me sulmet mediatike dhe akuzat e paprovuara, duke i cilësuar ato si tentativa për prishje reputacioni.

“Kur nuk kishim kurgjë vinin na e këputnin rrymën, tash i bëmë falë punës së pandalshme, vijnë na e këpusin rrymën e bankomatit haha! Kështu që na dënojnë pa para, rrymë s’po na lënë kërkund,” shkroi ai, duke iu referuar në mënyrë ironike ndryshimeve në jetën e tyre dhe reagimeve të jashtme.

Getinjo shtoi pyetje retorike që i drejtohen kritikëve: “A thua vetëm ne jemi në këtë Kosovë që pak i kemi rregulluar kushtet? A thua vetëm neve duhet gjithsesi të na sulmojnë në të gjitha anët? Pse? Se e duam çlirimtarin? Se jemi familjarë? Se jemi besnikë ndaj familjes? S’pagujmë haraç?”

Ai gjithashtu i adresoi mesazhe të forta atyre që, sipas tij, veprojnë në errësirë: “Ky shkrim i dedikohet personave të padukshëm (tinëzakëve) që bëjnë planifikime për zullume dhe prishje të reputacionit.”

Në fund të postimit, Getinjo i përshkroi sulmet si të kota dhe ftoi publikun që të mos merret me llogaritë false: “Hajt tash ju me facebooka fallso edhe ju badihavgjit nisni fyeni me komente se s’keni faj, aq shihni aq jetoni. Zoti ju dashtë njëjtë qysh na don neve.”

Të ngjashme

Të fundit