Getinjo është revoltuar si pasojë e ofendimeve dhe sharjeve që njerëzit bëjnë në rrjete sociale veçanërisht në rrjetin e Tik Tokut ku kjo gjë ndodh më së shumti
Për këtë reperi vendosi t’i drejtohet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’i kërkuar që ai të bëjë diçka në lidhje me këtë gjë pasi sipas tij kjo gjë që po bëjnë si popull duke sharë dhe ofenduar është turp dhe marrja e masave do të shpëtonte shumë njerëz. Ai e ka publikuar këtë kërkesë në profilin e tij në Insta Story teksa ka shkruar:
“Albin Kurti po të lus publikisht me ndërmarr diqka për njerëzit që po shahen në aplikacionin Tik Tok. Mbeso që ki me shpëtu shumë njerëz. Se çka jemi tu bo na si popull aty është turp i botës”.
Kjo ka qënë kërkesa publike që Getinjo vendosi ti kërkojë kryeministrit të vendit të tij. Pas kësaj kërkese rreperi ka publikuar një foto teksa një nga ndjekësit përdor gjuhë ofenduese ndaj tij duke vërtetuar edhe një herë kërkesën e tij.
Në këtë foto ai ka etiketuar policinë e Kosovës që ta shohin se ajo që këngëtari tha pak më parë është e vërtetë. Ai shkruan:
“Na po ju kallxojmë çka po ndodh. Njerëzit janë shfrenu krejt. Po tani po bohet e keqja po duhet me majt burg njerëzia, rrespekte. E ka mbyllur këtë shkrim dhe kërkesë rreperi ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Policisë së Shtetit rreth këtij fenomeni shqetësues që ai vendosi ta ndajë me të gjithë.