25.5 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Gërxhaliu vlerëson se qasja e Qeverisë ndaj minatorëve është irrituese

- Advertisement -

Ekonomisti Safet Gëxhaliu thotë se minatorët meritojnë një trajtim më dinjitoz, pasi sipas tij, qasja e Qeverisë ndaj të njëjtëve është irrituese.

Gërxhaliu vlerëson se një vizitë e kryeministrit Albin Kurti apo presidentes Vjosa Osmani, do të tregonte efektet e dëshiruara.

“Dua të besoj duke i njohur virtytet e minatorëve, një vizitë, një bashkëbisedim, qoftë i kryeministrit, qoftë i presidentes, qoftë i kryetarit të parlamentit, kish me pas efektet e veta të dëshiruara. Mirëpo një distancë e tillë, një arrogancë e tillë vetëm po i irriton edhe më tepër, dhe në këtë drejtim besoj, në këtë formë, nuk i bëhet nder Kosovës, dhe nuk i bëhet nder Trepçës si një pasuri kombëtare… por besoni që shumë më tepër është irrituese qasja e Qeverisë përballë tyre, një neglizhim, një anashkalim, një injorim. Dhe e tëra kjo po i demotivon edhe më tepër minatorët”, deklaroi ai në një lidhje direkte në “Ditari” në Tëvë 1.

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës së urisë.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve.

Të ngjashme

Të fundit