Home Lajme Gërxhaliu: Sanksionet e BE-së, pos efektit negativ ekonomik, kanë efekt edhe në proceset integruese dhe në imazhin e vendit

Gërxhaliu: Sanksionet e BE-së, pos efektit negativ ekonomik, kanë efekt edhe në proceset integruese dhe në imazhin e vendit

0
Gërxhaliu: Sanksionet e BE-së, pos efektit negativ ekonomik, kanë efekt edhe në proceset integruese dhe në imazhin e vendit

Për ish- kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu masat e BE-së ndaj Kosovës kanë efekte të shumta.

Ai thotë për “Expose” se këto masa përpos efektit dhe dëmit të madh ekonomik, kanë edhe efekt integrues, psikologjik dhe i krojojnë vendit një imazh tepër të keq.

”Në aspektin gjeneral, janë masa të cilat u evidentuan, por që të dihen në aspektin numerik duhen analiza të thukta, do të thotë në sektorë të ndryshëm dhe në këtë drejtim besoj që rezymeja e gjithë kësaj është që Kosova nga këto masa përjeton dhe po ballafaqohet me efekte negative në dimensione të shumta. Jo vetëm ekonomike por edhe politike edhe integruese edhe psikologjike dhe mbi të gjitha në dëmtim të imazhit të saj”, thotë ai.

”Si e shohin Kosovën vendet e ndryshme jashtë Evropës kur e din që një shtet i Ballaknit Perendimor ka masa të tilla, prandaj besoj që në aspektin e dëmeve konkrete reale numerike duhen analiza të sakta por rezultatet besoj që do të jenë shqetësuese”.

Sipas tij, Kosova ka një diplomaci sterile, një diplomaci e cila siç thotë ai, më tepër merret me probleme politike sesa diplomatike.

”Nkemi staf adekuat kudo në ambasada, me një staf të reduktuar me kushte jo të mira dhe kur e shihni agresivitetin e Serbisë kudo në botë dhe forcimi i ambasadave të tyre, është shqetësim i madh që duhet të na brengos. Dhe definistivisht fuqia lobuese e Kosovës jo vetëm në Evropë dhe Amerikë e vende të tjera është duke u zbeh çdo ditë e më tepër. Është koha që në pozita duhet të jenë vërtet kuadrot që e meritojnë dhe kanë profesionalizëm në këtë drejtim dhe jo gjithmonë determinuesi kryesor i vendos njerëzve nëper ambasada të jenë përkatësia politike dhe militantizmi. Kosova është e të gjithëve nuk është vetëm e pushtetit dhe derisa në Kosovë luftohet vetëm për pushtet dhe jo për shtet dhe interesa të shtetit do të jemi këtu ku jemi dhe ndëshkimi do të na përcjell edhe më tutje”, thotë ai.

Exit mobile version