Profesori i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka paralajmëruar një rritje të re të çmimeve, e cila sipas tij do të jetë e treta brenda periudhës 2023–2025 dhe do të ketë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për vendin.
Në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Gërxhaliu theksoi se kjo ngritje e çmimeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt në sektorin e prodhimit, në mundësitë e punësimit dhe në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, inflacioni dhe trendi i vazhdueshëm i rritjes së çmimeve, që kanë marrë hov të madh gjatë viteve të fundit, pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në mungesë të politikave të qarta ekonomike dhe ndërhyrjeve adekuate institucionale.
“Jemi në prag të rritjes së çmimit për herë të tretë brenda vitit 2023-2025, një ngritje e cila do të ketë një efekt sa ekonomike aq edhe sociale, në këtë drejtim do të jetë një goditje që do të preket ekonomia në sektorin e prodhimit, mundësia e punësimit, do të jetë një ngritje e çmimeve e e cila do ta godet qytetarin e Kosovës. Kjo shkallë e inflacionit dhe ngritjes së qmimit që ka marrë holl të madh viteve të fundit do të vazhdojë më tutje”, ka deklaruar Gërxhaliu.






