23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Gërxhaliu: Projekti për gazifikim në Kosovë është bojkotuar nga politika, u implementua në Amerikë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se projekti për gazifikim në Kosovë është bojkotuar nga politika.

Në “DPT te Fidani”, Gërxhaliu kritikoi ata që ai i quajti “patriotë ambientalë” të cilët tha se për interesa të ngushta personale, Kosovën e kanë denjuar që të mos ketë kapacitete prodhuese të energjisë elektrike.

Ai tha se me mos-ndërtimin e termoelektranës së re, Kosovës i është bërë shkatërrimi më i madh që nga paslufta. Ai tha gjithashtu se janë vetëm 80km nga Kosova në Maqedoni të Veriut, teksa kjo e fundit importon thëngjill nga Kosova që të prodhojë energji elektrike.

“Paramendo, duhet të viktimizohet ekonomia e Kosovës që ruhet ambienti në Ballkanin Perëndimor, dhe sot do të jemi ata, që në vend se të jemi eksportues të rrymës, ne jemi të varur nga importi. Dhe çmimi i importit nuk është në duar të bizneseve dhe qytetarëve, por në duar të politikës”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, presidenti amerikan mori një vendim që linjiti të futet në funksion të prodhimit të energjisë elektrike. Ky projekt, sipas tij, është punuar enkas për Kosovën.

“Jemi në kohën kur Trump, përkundër çmendurive dhe vendimeve të ndryshme, e ka pru një vendim të pritur katër vite e gjysmë në Departamentin e Shtetit për thëngjill, që të futet linjiti në funksion të prodhimit të energjisë elektrike. Është një projekt që është punuar enkas për Kosovën, që është bojkotuar nga politika dhe është aktualizuar në Amerikë. Projekti për gazifikimin në Kosovë ka qenë i punuar me vite, ka qenë i ngrirë me largimin e Trumpit. Është pritë që të kthehet Trump dhe t’i jap dritë jeshile që thëngjilli mund të futet në gazifikim”.

“Dhe po të realizohet një projekt i tillë, ajo që ne e lakmojmë Ukrainën se ka minerale, me i thanë Amerikës se Kosova ka thëngjill dhe energji elektrike e cila nuk do të eksportohet por do të mbetet në funksion të fuqizimit dhe përpunimit dhe procedimit të dhënave amerikane në Kosovë dhe Shqipëri dhe Kosova do të ketë fuqi të madhe ekonomike”, tha Gërxhaliu.

Ai tha se rezervat e linjitit në Kosovë janë afër 15 miliardë tonë për 100 metra thellësi në tokë. Brenda 1 viti, nëse do të përdoret siç është studiuar në Amerikë, ai thotë se Kosova do të mund të prodhojë 32 miliardë metra kub gaz, që e kanë vlerën e 14 miliardëve.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

 

Të ngjashme

Të fundit