3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Gërxhaliu për humbjen e 20 milionëshit në arbitrazh: Është mallkim që nuk i bën nderë Kosovës

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës e ka humbur arbitrazhin në rastin me kompaninë amerikane “Contour Global”, ku do të detyrohet t’ia paguaj mbi 20 milionë euro.

Në lidhje më këtë ekonomisti, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky vendim është mjaftë i dëmshëm për Kosovën në këtë kohë të rritjeve të çmimeve dhe situatës politike.

“Kosova është një vend që ka kapacitete dhe resurse të mëdha të rezerva të linjitit dhe në qoftë se edhe në këto kondita ti edhe më tutje shndërrohesh në një shtet të varur nga importi i energjisë, atëherë paramendo çfarë është dëme që po i bëhet Kosovës. Koha kur është pruar një vendim i tillë është e pavolitshme, kemi një inflacion, një rritje të çmimeve të pakontrolluar, kemi një ikje të qytetarëve dhe vet fakti që kemi këtë situatë pas sulmit terroriste në Banjskë, ku kërkohet ndihmë dhe kushte më të mira për policët dhe të vijë një dënim i tillë prej 20 milionë euro besojë që është një mallkim, i cili nuk i bënë nder Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Ai tha se Kosova ka ngecur në drejtimin për të tërhequr investitorë të huaj.

“ Me këtë imazh që e ka krijuar dhe më këtë stabilitet ekonomik në kohët e fundit është më të vërtetë dëshire që të kemi investime të huaja, por ata nuk do të jenë këtu”,

Ndryshe, kontrata me “Contour Global” ishte nënshkruar gjatë vitit 2017 për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin planifikohej të ishte investimi më i madh i huaj në vlerë 1.3 miliard euro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit