24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Gërxhaliu për dinarin: Është dashur një parainformim – do të ndikojë në eliminimin e masave të BE-së

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka folur për vendimin e BQK-së që pritet të hyjë në fuqi nga sot (1 shkurt) për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai tha se Kosova ka të drejtë të zbatojë ligje të tilla që e garantojnë funksionimin e një valute në vend, por sipas tij, shqetësues është fakti se është e pamundur të bisedohet për çështje të pastra ekonomike kur bëhet fjalë për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

“E tëra kjo po merr ngjyrim politik dhe ky politizim më shumë po e dëmton Kosovën se Serbinë. Në këtë drejtim duhet dialog i mirëfilltë me faktorët ndërkombëtarë, sepse një vendim i tillë, sado që është i qëlluar, është i pruar në rrethana të shqetësuar, ku e kemi parasysh faktin se jemi duke dialoguar me Serbinë nën mbikëqyrjen e BE-së dhe mbështetjen e ShBA-së”.

“Dhe po shfrytëzohet një vendim i BQK-së shumë më tepër për ta aktualizuar dhe për ta promovuar një krizë sociale që po i godet qytetarët serbë në Kosovë. Është dashur një parainformim dhe e gjithë kjo që po ndodhë do ta vë Kosovën në tapetë dhe do të jetë një presion shumë i madh i faktorit ndërkombëtar për ta prolonguar një rregullore të tillë”, tha Gërxhaliu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, Gërxhaliu tha se një vendim i tillë i BQK-së në kohën kur Kosova është nën masa ndëshkuese nga BE-ja, do të ndikojë edhe më tepër që të ketë një prolongim të eliminimit të masave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit