5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Gërxhaliu: Për dallim nga Qeveria, opozita e ka prioritet sektorin privat në Kosovë

- Advertisement -

Ekonomisti Safet Gërxhaliu, ka thënë se opozita e sotme e ka më shumë prioritet sektorin privat në Kosovë sesa partia në pushtet.

Gërxhaliu tha se sektori privat duket se e ka skenuar realitetin kosovar, i di brengat e sektorit privat dhe se në premtime janë shumë më të matur.

“Vet fakti që ka të bëjë më tepër me investime në sektorin privat, vet fakti që ka mbështetje për prodhime vendore, vet fakti që janë disa masa që dëshmojnë se e kanë skeneuar realitetin kosovar, i din brengat e sektorit privat, besoj që në premtime janë shumë më të matur se në të kaluarën”.

“Partitë opozitare kanë evuluar me kohën, qoftë në aspektin vizuel, qoftë në aspektin përmbajtësorë, qoftë në aspektin estetik, kanë bërë hapa të avancuar. Më bën përshtypja gjuha dhe kultura e komunikimit që nuk ka ofendime dhe nuk merren asnjëherë me pozitën dhe qeverinë aktuale”, tha Gërxhaliu në Edicionin Special në Klan Kosova.

Më tej, Gërxhaliu kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se qasja e tyre ndaj bizneseve nuk i bën nder Kosovës as në fushatë zgjedhore e as jashtë saj.

“Dhe kur e analizon qasjen e qeverisë aktuale dhe partisë në pushtet, ata tentojnë ta luajnë rolin edhe të opozitës dhe pozitës sepse duket që nga ajo mangësia që s’ka ofendime nga opozita në këtë kampanjë, tentojnë ta kenë rolin dual”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit