![Gërxhaliu: Falë mafisë ballkanike, Kosova ka humbur betejën për prodhim të rrymës Gërxhaliu: Falë mafisë ballkanike, Kosova ka humbur betejën për prodhim të rrymës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/09/FB_IMG_1727076160083.jpg)
Ekonomisti, Safet Gërxhaliu ka thënë se Kosova ka humbur betejën për prodhim të energjisë elektrike.
Sipas tij, shkak i kësaj është mafia ballkanike, e cila me rrjetet e saj ka dëmtuar rëndë Kosovën.
“Duhet të kuptohet një realitet i hidhur. Kosova e ka humbur betejën për prodhim të energjisë elektrike falë fuqisë së mafisë ballkanike, e cila me rrjetet e veta nga Londra, në Beograd, Shqipëri e Kosovë, e koordinuar me qarqe politike, ka arritur që Kosovën ta dëmtojë në atë masë, sa që në vend që të jemi shtet që eksportojmë energji elektrike, ne importojmë”, tha Gërxhaliu për Orën Shtatë.