8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Gërxhaliu: BE-ja të jetë më e qartë me gjuhën ndaj Serbisë

- Advertisement -

Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë, ka thënë se raportet e Kinës me Serbinë më shumë janë politike, sesa ekonomike.

Në Info Magazine, ai ka thënë se BE-ja duhet të jetë më e qartë me gjuhën e saj ndaj Serbisë, sepse aktualja, sipas tij, nuk po kuptohet nga Beogradi zyrtar.

“Unë mendoj se Serbia në mënyrë dinake po e përdor brishtësinë e krijuar në BE dhe vitin zgjedhor në SHBA dhe në këtë drejtim duhet të kuptohet se përkundër kësaj që duket që është spektakël i kësaj vizite, partneri strategjik i Serbisë është BE-ja dhe ShBA-ja. Besoj se është koha kur duhet të tregohet një maturi, apo një presion përball Serbisë sepse vërtet tani janë tejkaluar të gjitha vijat e kufizimit të një qasjeje të tillë. Nuk duhet të na habit fakti se historikisht ka qenë kjo traditë e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë e me Kinën, dhe besoj se ka kaluar koha kur është lutur në Serbi të bie shi Rusi e të jetohet në Serbi, është koha të dëshmohet vërtet rruga evropiane dhe BE-ja duhet të jetë më i qartë në qasje ndaj Serbisë sepse gjuha aktuale që po e përdor BE-ja nuk po kuptohet dhe nuk po dëshirohet të kuptohet në Serbi”, theksoi Gërxhaliu, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kina për partnerë ekonomikë i ka vendet e zhvilluara me të cilat ka shkëmbime ekonomike në vlera multi-miliardëshe.

“Besoj që pajtohemi që kjo vizitë më shumë është e natyrës politike, sesa ekonomike. Duhet ta themi se partnerët kryesorë të Kinës nuk janë Serbia dhe vendet e BP-së, por ShBA-ja dhe vendet tjera, të cilat e kanë një fuqi të vërtetë ekonomike”.

“Po i them vetëm tri shifra: në vitin 2022, ShBA-ja ka eksportuar mallra dhe shërbime në Kinë 195 miliardë dollarësh, ndërsa kanë importuar nga Kina 563 miliardë euro mallra. Investimet amerikane në Kinë janë 126 miliardë euro, ndërsa kineze në Amerikë janë afër 30 miliardë euro. Kur kemi të bëjmë me partneritetin ShBA-Kinë, vlen të theksohet se në vitin 2022, BE-ja ka eksportuar mallra dhe shërbime në vlerë prej 282 miliardë eurosh, ndërsa ka importuar 675 miliardë euro. Pra po e shihni se sa i rëndësishëm është partneriteti në këtë drejtim”, tha Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë, që ka qenë edhe drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se edhe raportet ekonomike mes Rusisë dhe Kinës nuk janë në nivelin që mendohet se janë. Ai thotë se Rusia më tepër është aleat politik i Kinës sesa ekonomik.

“T’i kthehemi Rusisë që mendojmë se është aleat ekonomik i Kinës, por është më tepër aleat politik sepse Kina në Rusi ka eksportuar vetëm 75 miliardë euro, ndërsa ka importuar nga Kina vetëm 103 miliardë euro. Në këtë drejtim mendoj se krejt çka ndodhë në Beograd është spektakël dhe një pompozitet medial sepse sot raportet ndërkombëtare i determinon tregu dhe partneriteti ekonomik”, deklaroi ai.

“Kur e kemi parasysh faktin se shkëmbimi tregtar mes Kinës dhe Serbisë nuk i kalon 6 miliardë euro, po e shihni se e ndërton spektaklin e kësaj vizite në tri shtylla: shtylla e parë është lufta Ukrainë-Rusi, shtylla e dytë është BRICKS, e cila po tenton në çdo mënyrë ta bëjë në njëfarë forme dualizimin dhe zhvleftësimin e dollarit si mjet pagesor, dhe në këtë drejtim mendoj se është më shumë spektakël politik sesa substancë ekonomike”, potencoi Safet Gërxhaliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit