2.5 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Gërvallës nuk iu bë vonë për Kushtetutë, tentoi me i fut duart në zgjedhje, Daka: Kërkesa e MPJD-së është ndërhyrje

- Advertisement -

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, synoi cenimin e pavarësisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ani pse është e kundërligjshme, kjo ministri përmes një memorandumi bashkëpunimi tentoi që t’i kalojë kompetenca vetes për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve për shtetasit e Kosovës jashtë vendit.

Se e shkel Kushtetutën, e konfirmon edhe vet ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Ajo në një prononcim për Periskopin ka thënë se është hera e parë që kërkohet një gjë e tillë nga ekzekutivi.

Sipas Dakës, ndërhyrja në këtë mënyrë e MPJD-së është çështje që e prek kushtetutën.

“Për sa kam qenë unë kryetare asnjëherë nuk ka ndodh, asnjë, jo vetëm MPJD-ja, por asnjë institucion tjetër nuk ka tentu me i marr kompetencat e KQZ-së, pra nuk kemi pasë një ambicie që dikush të mundohet me kry punën për cka ka qenë KQZ-ja. Domethënë për mua është një qasje e re e MPJ-së, sepse deri tani kurrë nuk ka pasë një tentativë të tillë. Sa ka të drejtë MPJ-ja me ndërhy, natyrisht sipas Kushtetutës i vetmi organ që i organizon zgjedhjet dhe mer vendimet për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhje është KQZ. Ministria është degë e ekzekutivit, dhe në momentin që ekzekutivi ose legjislativi ndërhyn në punën e një organi kushtetues është çështje që prek Kushtetutën”, deklaroi ajo për Periskopin.

Daka deklaroi se KQZ është institucioni që mundet me kërku ndihmë për organizimin e zgjedhjeve, e jo ministria, sic është në këtë rast ajo e Gërvallës.

“Domethënë sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ kërkon ndihmë dhe kërkon bashkëpunim nga institucionet tjera të cilat duhet me ia ofru të gjithë ndihmën për organizimin normal të zgjedhjeve. Jo ministrit respektive, apo cilado ministri të kërkojë nga KQZ që t’i kryejë disa punë që ajo ministri i konsideron si të rëndësishme”, u shpreh ajo për Periskopin.

Ndryshe, kjo kërkesë u kundërshtua nga anëtarët e KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Periskopi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit