Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7.
Ajo është pyetur për raportet me presidentne e Kosovës Vjosa Osmani.
“Raportet nuk maten me sa herë pinë kafe me një person”, tha Gërvalla, duke shtuar se “raportet janë në rregull”.
Ajo u pyet nëse presidenca ka pranuar emrat e propozuar nga Ministria e Jashtme për ambasadorë.
“Po janë dy emra të ambasadorëve që janë pranuar në më pak se një vit”, tha Gërvalla.
“Presidentja Osmani sa herë pajtohet i thoni notere e Kurtit, e kur nuk pajtohet thoni janë prishur raportet”, tha Gërvalla. /Gazeta Express
Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU