Është Ministre e Punëve të Jashtme, zëvendëskryeministre, me resurse të mëdha humane dhe financiare, që ia mundësojnë postet publike, por, Donika Gërvalla-Schëarz nuk ka arritur që të mbledhë as 15 mërgimtarë në takimin që kishte me ta në Suedi.
Në fotografitë e publikuara, Gërvalla shihet në mesin e disa mërgimtarëve, të cilët mund ti numërojmë në gishtat e dy duarve.
Janë vetëm dhjetë mërgimtarë të cilët i janë përgjigjur ftesës së saj për takim që të diskutojnë për tema të ndryshme që ndërlidhen me ta.
A është kjo për shkak të jopopullaritet të Gërvallës, shuarjes së Ministrisë së Diasporës apo thjeshtë mërgimtarët kanë vendosur ta refuzojnë atë – kjo nuk mund të thuhet me saktësi.
Por, ajo që dihet dhe është vërtetuar këto ditë është se edhe partitë opozitare si PDK dhe LDK kanë arritur që të mbledhin më shumë mërgimtarë në takimet e tyre së fundmi në diasporë.
Në Kuvendin zgjedhor që PDK pati ditë më parë në Suedi, të pranishëm ishin dhjetëra mërgimtarë, shumëfish më shumë sesa në takimin e fundit të Ministres së Punëve të Jashtme.
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/received_636833417974178.jpeg)