22.8 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Gërvalla: Zhurmaxhinjtë të cilëve po u pengon votimi i mërgatës, të qetësohen dhe të studiojnë ligjin

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se së bashku me KQZ-në janë  duke punuar çdo ditë, për t’i siguruar secilit qytetar të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, ashtu si e parashohin ligjet e Republikës së Kosovës, të drejtën dhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Gërvalla ka thënë se secilit dhe secilës që dëshiron të japë votën e tij dhe votën e saj, dhe në mënyrën që ai dhe ajo vetë zgjedhin për të votuar.

Gërvalla në një status në Facebook ka shkruar se e drejta e mërgatës për të votuar, si e drejtë themelore demokratike, buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndërsa mënyra e votimit rregullohet me Ligjin e ri Zgjedhor, të miratuar gjatë këtij mandati qeverisës nga Kuvendi i Kosovës.

“Është detyrim i të gjitha institucioneve tona të krijojnë dhe sigurojnë të gjitha mundësitë e parapara me ligj. E drejta e votës për mërgatën nuk guxon të mbetet vetëm në letër. Ajo duhet të mundësohet kudo dhe për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Ndërsa ka dhe një porosi për siç i quan ajo zhurmaxhinjët, të cilëve po u pengon mundësimi i votimit të mërgatës.

Gërvalla: Zhurmaxhinjtë  të cilëve po u  pengon votimi i mërgatës,  të qetësohen dhe të studiojnë ligjin

“Zhurmaxhinjtë, të cilët kaq herët paska filluar t’i pengojë mundësimi i votimit të mërgatës në ambasada dhe misione anekënd botës, i këshilloj të qetësohen dhe të studiojnë ligjin. Ka kaluar njëherë e përgjithmonë koha kur për motive të ulëta politike, vota e mërgatës pamundësohej dhe gjymtohej deri në ekstrem. Mërgata është pjesë e pazëvendësueshme e Kosovës. Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ajo do të mund të votojë pa barriera burokratike dhe administrative dhe për herë të parë edhe në ambasada dhe konsullata, por edhe përmes postës, pra ashtu siç e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit