Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schëarz, në konferencë për medie pas takimit me kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen, ka folur për çështjen e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë.
Gërvalla ka thënë se ura duhet të hapet dhe të shndërrohet simbol i pajtimit dhe bashkimit të Kosovës.
“Sundimi i ligjit është thelbësor për stabilitetin e brendshëm të Kosovës. Në takim kemi biseduar për Mitrovicën Veriore dhe urën kryesore të saj. Kjo urë e cila ka simboluar ndarje dhe përçarje për shumë vjet duhet të hapet dhe vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.” – ka thënë ajo.
Më tej, Gërvalla ja treguar për bisedën që pati me homologën nga Finlanda.
“Roli i NATO-s vazhdon të jetë jetik për stabilitetin e rajonit tonë. Falënderova ministren për rolin e rëndësishëm të Finlandës edhe në kuadër të KFOR-it. Ne jemi të përkushtuar të forcojmë marrëdhëniet tona me NATO-n. Synimi i Kosovës është anëtarësimi i plotë në NATO dhe mbetet një objektiv strategjik ku përvoja e Finlandës e cila së fundmi u bë anëtarë e kësaj aleance, na shërben si shembull të cilin e ndjekim me shumë vëmendje.” – ka thënë ajo.