25.7 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Gërvalla u krenua për raportet me ShBA-në, Prattipati e demanton: Kosova duhet t’i sigurojë kushtet që ky partneritet të lulëzojë

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, e ka demantuar ministren në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se marrëdhëniet me ShBA-të kanë arritur një transformim substancial gjatë Qeverisë Kurti.

Diplomatja amerikane ka përmendur veprimet e Qeverisë së Kosores që po i rrezikojnë raportet në mes të dy vendeve.

Sipas saj, këto raporte po rrezikohen nga veprimet e Qeverisë ndaj qytetarëve serb në veri.

Megjithatë, ajo vlerësuar se ShBA-të janë të përkushtuara që me Kosovën të kenë një marrëdhënie të fortë dhe produktive, duke bashkëpunuar për çështje që e avancojnë stabilitetin dhe sigurinë.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një marrëdhënie të fortë dhe produktive me Kosovën dhe duan të bashkëpunojnë për çështje që e avancojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal. Kosova duhet t’i sigurojë kushtet në vend që ky partneritet të lulëzojë. Veprimet që ndikojnë negativisht tek qytetarët e Kosovës jo vetëm që i rrezikojnë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës, por gjithashtu shkojnë drejtpërdrejt kundër prioriteteve kryesore të Shteteve të Bashkuara në rajon, veçanërisht forcimit të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë Prattipati në një intervistë për gazetën “Express”.

Sipas saj, stabiliteti rajonal është kyç.

Stabiliteti dhe siguria rajonale janë kyçe për prosperitetin ekonomik. Gjatë vizitës më 12-14 korrik në Kosovë, Zyrtari i lartë i Byrosë Brendan Hanrahan e përforcoi këtë mesazh dhe e inkurajoi qeverinë ta krijojë një ambient të përshtatshëm për investime të mëtejshme amerikane”, ka vlerësuar ai.

Ndonëse Qeveria Kurti nga aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë është kritikuar për lëndim të raporteve me ShBA-të, Donika Gërvalla u krenuar me këto raporte.

Në mbledhjen e qeverisë, ku u mor vendimin për heqjen e tarifës prej 10 për qind ndaj produkteve amerikane, Gërvalla ka deklaruar se në katër vitet e fundit marrëdhëniet me ShBA-të kanë arritur një transformim substancial.

Gjatë katër vjeçit që lamë prapa, marrëdhëniet me SHBA-të kanë arritur një transformim substancial, i cili ka çuar në forcimin të marrëdhënieve bilaterale në fusha të rëndësishme, sidomos në fushën e sigurisë dhe diplomacisë. Prandaj, këtë vendim, që shpresoj që do ta marrim sot, e shohim si vazhdimësi të politikave të pandara të vendit tonë me SHBA-të, jo vetëm në forcimin e miqësisë, por në krijimin dhe forcimin e një partneriteti me shtetin, i cili ka qenë gjithmonë përkrahës në temat që kanë të bëjnë me shtetësinë tonë”, është shprehur ajo.

Sipas saj, heqja e tarifës për mallrat amerikane ishte hap i guximshëm i Qeverisë së Kosovës.

Prandaj, faleminderit shumë edhe ministrisë së Financave, edhe ju kryeministër për gatishmërinë që të bëjmë këtë hap të guximshëm nder të parët në kontinentin tonë”, ka thënë Gërvalla.

Ditë më parë, edhe ish-diplomati amerikan, James Hooper, ka vlerësuar se veprimet e qeverisë Kurti kanë prekur raportet në mes të dy vendeve.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka rikujtuar vërejtjet ShBA-së ndaj Qeverisë Kurti.

Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin dhe të mos i japë leksione Uashingtonit”, ka deklaruar ai.

Hooper, i cili është edhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan, ka bërë me dije se raportet e mira me ShBA-të janë jetike për Kosovën.

Unë nuk mendoj se është e mundur që Kosova të arrijë një marrëveshje që i zgjidh të gjitha problemet e saj me Serbinë, pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara. Pajtohem me këtë. Nëse kryeministri Kurti do të fokusohej në përfundimin e konfrontimit, mendoj se është e mundur që ai të negociojë drejtpërdrejt me Serbinë dhe të ketë sukses në këtë”, ka vlerësuar Hooper.

Të ngjashme

Të fundit