2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Gërvalla: Trupi i Fatonit duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje që trupi i Faton Hajrizit, i vrarë nga policia serbe, të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Kryediplomatja tha për Klan Kosova se janë adresuar të gjitha temat te partnerët ndërkombëtarë lidhur me rastin.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes”, ka thënë ajo.

Ajo më tej tha se janë në kontakt me institucionet në Serbi dhe se informatat tjera do t’i ndajnë kur të kenë një konfirmim të saktë.

“Zyra Ndërlidhëse i ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, tha Gërvalla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit