-8.6 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Gërvalla: Tërheqja e “pjesshme” e Serbisë nga letra e Bërnabiqit, e papranueshme

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se është e papranueshme tërheqja e “pjesshme” e Serbisë nga letra e dërguar në Bashkimin Evropian në fund të vitit të kaluar, në të cilën shpreheshin rezerva për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, raporton EO.

Ajo ka theksuar se Serbia nuk është tërhequr edhe nga mosnjohja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, prandaj e ka konsideruar si të papranueshme tërheqjen e pjesshme të letrës.

Këtë deklaratë, ministrja e ka bërë gjatë konferencës së mbajtur pas takimit me homologun e saj turk Hakan Fidan, e është pyetur nëse ka informacion për tërheqjen e letrës zyrtare të Serbisë të dërguar në Bruksel.

“Përderisa kemi qenë në takimin me ministrin Fidan, është mbajtur edhe konferenca e z.Lajçak, prandaj edhe unë nuk kam asnjë lloj informacioni për një hap tjetër të Serbisë lidhje me tërheqjen e çfarëdo dokumenti. Unë besoj se Lajçak fjalën e ka për një tërheqje të pjesshme të asaj letre të ish-kryeministres Ana Bërnabiç, e cila megjithatë nuk tërhiqet nga mosnjohja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, gjë që është një çasje tërësisht e papranueshme për ne si Republikë”.

“Prandaj, që të krijohet për një proces të ashtuquajtur të normalizimit të BE-së në raport me Kosovën dhe Serbinë, është se sa më shumë që normalizohet pozita e serbëve të Kosovës, sa më tepër që ata janë të çliruar nga ndikimi i bandave kriminale në veri, tentojnë t’i kthehen jetës normale dhe të bëhen pjesë e shoqërisë, pjesë e institucioneve, pra të integrohen në shoqërinë tonë, aq më shumë largohet Serbia nga ai normalizimi i ashtuquajtur i synuar në Bruksel. Ne kemi për një rishikim të procesit në tërësi, kemi nevojë që komisioni i ri, personat e ri që vijnë në Bruksel dhe marrin detyrat e reja, të kenë një strategji të qartë se ku na dërgon procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si do të duket ky proces”.

Ajo ka thënë se me qasjen e Serbisë, me paralajmërimin për bllokim të kufijve e gjuhë që nxitë urrejtje dhe konflikte, vazhdimi i procesit në Bruksel, sipas saj, do të jetë tepër i vështirë.

“Ne kemi një marrëveshje vitin e kaluar në shkurt, kemi edhe marrëveshjen e arritur në Ohër për implementim, dhe prandaj presim që të gjitha palët t’i përmbahen zotimeve të tyre, mirëpo siç e kemi parë deri tani Serbia është shumë larg, jo vetëm implementimit të marrëveshjes, por madje edhe publikisht nuk ka ditë se një mediat serbe nuk del një zyrtar serb i cili e hedhë poshtë gjithë atë të cilën mendohet se është arritur në Bruksel. Me këtë çasje dhe njëkohësisht me bllokimin e kufijve të Kosovës, me një çasje vazhdimisht armiqësore, me një gjuhë e cila nxitë vetëm urrejtje dhe konflikte, do të jetë shumë i vështirë vazhdimi i procesit në Bruksel, prandaj duhet të presim derisa të vijnë institucionet e reja, të vijnë bartësit e rinjë të funksioneve të reja, me shpresën se do të kenë një vizion më të çartë se si mund të ruhet siguria dhe paqja e brishtë në rajonin tonë”, ka thënë Gërvalla.

Gjatë ditës së premte, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia është tërhequr nga letra e dërguar në dhjetor të vitit të kaluar nga ish-kryeministrja Ana Bërnabiq dhe se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

Në këtë letër, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur në Bruksel, dhe Aneksin për zbatim, të arritur në Ohër. Në atë letër u tha mes tjerash se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit