7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Gërvalla takon ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, në fokus bashkëpunimi dhe investimet strategjike

- Advertisement -

Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike, investimeve në energji të pastër dhe mbrojtje të mjedisit, ishin temat në fokus të takimit që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen.

Gjatë këtij takimi Gërvalla, e shoqëruar edhe nga kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila, e njoftoi Hussenin rreth progresit që ka arritur Kosova në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillim ekonomik.

Më tej Gërvalla dhe Hussen biseduan edhe rreth potencialit të madh të Kosovës në zhvillimin ekonomik, duke u nisur nga rinia, pasuritë natyrore dhe ambienti i favorshëm i të bërit biznes.

Gërvalla dhe Hussen theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve duke u zotuar për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit