20.9 C
New York
Thursday, July 4, 2024

Buy now

Gërvalla takon homologun e Armenisë, biseduan për stabilitetin e Kaukazit Jugor dhe Ballkanit

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut.

Nga Ministria e Jashtme e Armenisë bën të ditur se dy ministrat bashkëbiseduan për çështjet e sigurisë rajonale dhe shkëmbyen mendime mbi faktorët që ndikojnë në stabilitetin e Kaukazit Jugor dhe Ballkanit.

Gjithashtu në takim u trajtuan sfidat në rrugën e zhvillimit demokratik.

Duke iu referuar angazhimit të Armenisë për axhendën e paqes, ministri Mirzoyan theksoi përpjekjet që synojnë normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët. Në veçanti u theksua vullneti politik i treguar nga Armenia për nënshkrimin e traktatit të paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe krijimit të bazave të qëndrueshme për zhvillim të qëndrueshëm në vend të konfrontimeve ushtarake në Kaukazin e Jugut.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Armenisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit