21.3 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Gërvalla takon homologen sllovene, diskutohet njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni

- Advertisement -

Në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e lidhjeve ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

Në njoftim thuhet se çështje me rëndësi të veçantë ishte finalizimi i procesit të njohjes së patentë-shoferëve të Kosovës në Slloveni.

Sipas njoftimit, Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik.

“Mbështetja e palëkundur e Sllovenisë për integrimin euroatlantik të Kosovës riafirmon rolin e saj si një aleate dhe partnere strategjike e vendit tonë”, theksoi Gërvalla.

Të ngjashme

Të fundit