6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gërvalla takon homologen japoneze, e njofton për Banjskën dhe vështirësitë në dialog me Serbinë

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar homologen japoneze Yoko Kamikaëa, në 15 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Pëmes një njoftimit thuhet se në këtë takim është biseduar në lidhje me të arriturat e Kosovë në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, lirive civile dhe të drejtave politike.

Sipas njoftimit nga MPJD, bëhet e ditur se Gërvalla ka njoftuar homologen japoneze në lidhje me për Banjskën dhe vështirësitë në dialog si shkak i qasjes së Beogradit.

Njoftimi i plotë:

Në 15 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Ministrja Gërvalla pret në takim bilateral Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë

Për herë të parë në historinë e Kosovës së pavarur, sot ka mbërritur në një vizitë zyrtare në Kosovë Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, znj. Yoko Kamikaëa. Në takimin e realizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zëvendëskryeministrja Gërvalla vlerësoi se kjo vizitë e parë e një ministri të jashtëm të Japonisë në Kosovë është një moment historik në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona ndërshtetërore.

Znj. Gërvalla njoftoi znj. Kamikaëa me të arriturat e Kosovës në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, lirive civile dhe të drejtave politike. Ajo gjithashtu theksoi edhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik nëpër të cilin po kalon Kosova në vitet e fundit dhe u shpreh e lumtur për pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2025, e cila do të organizohet në Osaka të Japonisë. Zëvendëskryeministrja Gërvalla theksoi se kjo ngjarje do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme e njohjes dhe lidhjes së bizneseve të të dyja vendeve, si domosdoshmëri e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

Gjithashtu, ministret e jashtme shkëmbyen informacione mbi zhvillimet e fundit në rajonet përkatëse dhe nevojën e afrimit të vendeve demokratike, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik kur tendencat autokratike po rriten dhe po bëhen gjithnjë e më agresive. Znj. Gërvalla njoftoi znj. Kamikaëa mbi veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon, duke përfshirë edhe rastin e agresionit të Serbisë në Kosovë nëpërmjet sulmit terrorist të 24 shtatorit, dhe vështirësitë e procesit të dialogut në Bruksel si rezultat i kësaj qasje të Beogradit.

Në përfundim, Zëvendëskryeministrja Gërvalla falënderoi ministren Kamikaëa për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, si ndërtimin e institucioneve pas luftës së fundit dhe mbështetjen në arenën ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit