Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken dhe homologen e Kanadasë, Melanie Joly.
Gërvalla ka thënë se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shfaqur në takimin “e shkurtër por thelbësor”.
Diplomatja ka shkruar në “X” se Kosova është krenare që edhe Kanadaja është aleate dhe mike e saj.
“Si gjithmonë, lidhja e thellë midis Kosovës dhe SHBA-së u shfaq në shkëmbimin tonë të shkurtër por thelbësor. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin”, ka shkruar ajo.