Home Lajme Gërvalla takohet me ministrin izraelit, Haim Katz: Diskutohet për mundësinë e udhëtimit pa viza ndërmjet vendeve

Gërvalla takohet me ministrin izraelit, Haim Katz: Diskutohet për mundësinë e udhëtimit pa viza ndërmjet vendeve

0
Gërvalla takohet me ministrin izraelit, Haim Katz: Diskutohet për mundësinë e udhëtimit pa viza ndërmjet vendeve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka takuar Ministrin izraelit të Turizmit, z. Haim Katz. Në njoftimin në X, Gërvalla-Schwarz tha se gjatë takimit u diskutua rreth mundësisë së udhëtimit pa viza midis Kosovës dhe Izraelit.

“Mirëprita sot në Kosovë Ministrin izraelit të Turizmit, z. Haim Katz. Ne patëm diskutime produktive rreth zhbllokimit të potencialit të plotë të sektorit tonë të gjallë të turizmit dhe eksplorimit të mundësisë së udhëtimit pa viza midis vendeve tona.” – ka shkruar Gërvalla në X.

Exit mobile version