Ka vazhduar pezmi dhe mllefi i Donika Gërvallës ndaj Ramush Haradinajt, duke e quajtur këtë të fundit nga Deçani si “të ashtuquajtur hero të Çakorrit” dhe “gjeneral të vetëshpallur”.
“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”, tha Gërvalla.
“Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë”, tha Donika Gërvalla.
“Ende pa i fshirë fotografitë me Radojçiqin, thotë që kryeministri dhe qeveria e juaj qenla bashkëpunëtore e Serbisë. Ky kryeministër që Radojçiqin e mposhti në Banjskë, ia shkatërroi bandat, ia konfiskoi pasurinë marramendëse e dëboi nga Ksoova, dhe e izoloi përgjithmonë në Serbi”, tha ajo.