Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gëvalla, është takuar me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, Giulio Tremonti.
Gjatë këtij takimi është folur kryesisht rreth progresit në sundimin e ligjit në Kosovë, avancimin e të drejtave të njeriut dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, Ministrja Gërvalla ka njoftuar Tremont dhe deputetët tjerë për aktin terrorist të 24 shatorit, në Banjskë, ku u ritheksua ndërmarrja e nevojshme e veprimeve kundër agresorëve.
Njoftimi i plotë:
Ministrja Gërvalla para deputetëve italianë, shpalos vizionin integrues euroatlantik të Kosovës
Progresi i arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimi rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik, ishin disa nga temat e takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, z. Giulio Tremonti.
Ministrja Gërvalla e njoftoi Kryetarin Tremonti dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë dhe ritheksoi nevojën imediate për ndermarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Deputetët italianë shprehen interesimin e tyre rreth proceseve nepër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese