23.4 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Gërvalla “shkrihet” për Haxhiun: Faleminderit nga zemra, ndërmore hapa të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e ka uruar Albulena Haxhiun për postin e nënkryetarës së Kuvendit të Kosovës. Njëherit e ka falënderuar për siç shprehet “punën e palodhur si Ministre e Drejtësisë”.

Sipas Gërvallës, “Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra Albulena Haxhiut për gjithë punën e palodhur si Ministre e Drejtësisë. Me guxim, përkushtim dhe karakter të fortë ajo ka lënë gjurmë të rëndësishme në forcimin e shtetit ligjor dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike.

Gjatë mandatit të saj, Albulena udhëhoqi procesin e reformës në drejtësi dhe ndërmori hapa të guximshëm në luftën kundër korrupsionit.

Albulena është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet. Jam mirënjohëse për kontributin e saj dhe i uroj suksese të mëdha në rolin e ri si Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ku jam e bindur se do të vazhdojë të japë shumë për demokracinë, qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë.

Të ngjashme

Të fundit