0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Gërvalla shkon në Lituani, përfaqëson Kosovën në Forumin e Nivelit të Lartë për të Ardhmen e Demokracisë

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Forumin e Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, që do të mbahet më 7 dhe 8 nëntor 2024 në Vilnius, Lituani, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

“Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë forum përfaqëson përkushtimin e Kosovës për avancimin e demokracisë dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike.

Gjatë forumit, Ministrja Gërvalla do të theksojë progresin e Kosovës në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për të mbrojtur demokracinë përballë ndikimeve destabilizuese nga regjimet autokratike”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu theksohet se në një kohë kur sfidat dhe rreziqet ndaj vlerave demokratike po rriten, kjo konferencë është një platformë e rëndësishme për të afirmuar rolin e Kosovës në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe evropiane.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit