Home Lajme Gërvalla: Sanksionet ndaj Serbisë janë të domosdoshme

Gërvalla: Sanksionet ndaj Serbisë janë të domosdoshme

0
Gërvalla: Sanksionet ndaj Serbisë janë të domosdoshme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar me delegacionin e Danimarkës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Mogens Jensen.

Temë e diskutimit brenda takimit ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në progresin e Kosovës në të drejtat e njeriut e të komuniteteve pakicë.

Gërvalla i njoftoi ata po ashtu edhe për situatën e sigurisë në veri pas agresionit të Serbisë më 24 shtator.

“Për stabilitetin e rajonit, domosdoshmëri janë sanksionet ndaj Serbisë, si pasojë për veprimet e saj të dhunshme”, tha kryediplomatja kosovare.

Exit mobile version