6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Gërvalla reagon shtatë orë me vonesë për çështjen e referendumit të Serbisë

- Advertisement -

Reagimi i Ministres esë Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, është i fundit prej udhëheqësve institucionalë.

Kryediplomatja Gërvalla në profilin e saj zyrtar ka shpërndarë deklaratën e përbashkët të institucioneve të Kosovës. Kjo deklaratë është lëshuar shtatë orë më parë fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.

Në këtë reagim të përbashkët, mbajtja e referendumit të Serbisë për ndryshimet gjyqësore në hapësirën territoriale të Kosovës shihet si anti-kushtetuese dhe cënuese për sovranitetin e vendit.

“Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër…”, thuhet mes tjerash në postim.

Deklarata e përbashkët e institutucioneve të Republikës së Kosovës.Institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim…

Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on Friday, January 14, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit