6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gërvalla pyetet se kush paguan për tubimet me mërgatën, arsyetohet duke thënë “s’ishin fushatë”

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, është pyetur në konferencë për media se kush paguan për organizimin e tubimeve jashtë vendit me mërgatën dhe nëse ato janë në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Gërvalla ka thënë se tubime me mërgatën zhvillon që nga viti 2021 dhe sipas saj të ngjashme bëjnë edhe presidentja edhe kryeministri i vendit.

Sa i përket tubimeve, në vitin 2021 ka qenë takimi I parë që kam zhvilluar me mërgatën e vendit. Ne konsiderojmë se forcimi i lidhjes mes mërgatës dhe vendit do të jetë ai kontributi kyç që Kosovën e zhvendos në një vend ku shanset do të jenë më të mëdha sesa nëse Kosova mbështetet ne forcat e veta brenda vendit”, ka thënë kryediplomatja.

Sa i përket organizimit të tubimeve, Gërvalla thotë se ka raste kur ato organizohen nga shoqatat, nga ambasadat e konsullatat. Ajo ka treguar se organizatori paguan dhe sipas saj, takimet e fundit me mërgatën s’janë fushatë.

Ajo ka thënë se në momentin që fillon fushata, do të ndërrojë edhe gjuha dhe përmbajtja e takimeve.

“ Ka raste kur takimet organizohen nga shoqatat. Ka raste kur organizohen nga misione diploamtike si dje. Në Gjermani herën e kaluar janë organizuar nga shoqata. Ka mënyrë të ndryshme, diku organizon ambasada, diku konsullata, diku brenda ambasadës, diku në ambiente të tjera, kush e organizon e financon. S’jemi në fazë të fushatës, kur të hyjmë në fazë të fushatës elektorale, do ta shihni që ndryshon ritmi, do të shtohen takimet, do të ndryshojë natyrisht gjuha dhe përmbajtja e takimeve, që do të shërbejnë për fushatë, sesa biseda për zhvillim ekonomik, regjistrim të mërgatës, mësim të gjuhës shqipe, që kanë qenë tema të takimit mbrëmë”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit